SPAK merr të pandehur gjyqtarin e KPA-së, Luan Dacin

SPAK merr të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky vendim vjen vetëm pasi Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar riktheu në detyrë gjyqtarin Daci.

Por pavarësisht këtij vendimi ai është marrë i pandehur nga SPAK ku ditën e premte do të zhvillohet seanca për t’i komunikuar akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjyqtarit të Vettingut.

Më pas çështja do të kalojë në seancë paraprake ku do të vendoset nëse do të pushohet, do kalojë për gjykim, apo gjykata mund ta ktheje për plotësim hetimesh në prokurori.

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Fillimisht Luan Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Derr Derr: 23/07/2020 09:31

    O SPAK, po ti ke 100 a me shume gjyqtare/prokurore te shkarkuar per pasuri te pajustifikuar, o SPAK, po ti merru ore me ato se ke hetimin gati nga KPK e KPA. C'merresh me jo po a e hoqen apo iku vete. O S(a)PAK, po me taksat tona beni gallati, s'keni HETUAR ASNJE TE KORRUPTUAR deri tani. PO ju bejini 2-3 ceshtje qe ta justifikoni veten disi. Sa Turp!

    Përgjigju
  • politikani: 22/07/2020 18:19

    direkt kandidat per deputet se kshu i do shqupi....me ate ftyre qe ka ky duhet ta cosh te ruaje dhite ne mal ose roje stallash pa ofenduar barinjte ose rojet futeni brenda maskarain legenin... se keshtu e duan keta te korruptuarit dhe hudheni ne det celsin e qelise

    Përgjigju
  • sapa: 22/07/2020 17:34

    Do ja rruani si gjithe te tjereve.Talluni more talluni se ska popull!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë