Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar sërish në lidhje me marrjen të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi kjo e fundit akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se shkruan se shkelja e barazisë në tedera ka vetëm një asrye pse bëhet, korrupsioni. Teksa shton se SPAK ka detyrimin të provojë se 50 mln eurot e zhdukura në tunelin e Llogorasë, janë korrupsion.
Ndërsa po ashtu Bardhi shkruan se është në detyrën e SPAK që t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë 50 milion eurot për Tunelin e Llogarasë.
Postimi i plotë:
Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.
Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.
Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.
Komente













Spak po ben me se miri punen per te cilen u krijua. Te gjithe Shqiptaret e ndershem e perkrahin verberisht. Hajdutet dhe ata qe kane pasuri te pajustifikuara e kane tmerrin me te madh dhe shkaktarin numer 1 te stresit cdo dite. Sa per ju te PD-se te cilet premtim elektoral kishit shkrirjen e drejtesise se re dhe zevendesimin e saj me ate te vjetren stil GjinGjoni, me e mira do ishte ta mbyllnit gojen.
PërgjigjuPer sa kohe gjykata nuk eshte shprehur, por ti qe duhet te ishe ne burg per ngjarjen e Elbasanit vazhdon te lehesh per kete ceshtje, vetem sa ja shron votat PS-se
Përgjigju