SPAK nis 33 hetime për krimet zgjedhore! Kim: Askush nuk është mbi ligjin

SPAK nis 33 hetime për krimet zgjedhore! Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. Hetimet kanë nisur duke filluar që nga korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv, shpërdorim detyre apo edhe përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

“Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar: 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 Kodi Penal. 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b Kodi Penal. 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a Kodi Penal. (E lidhur me subjekte në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme) 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248 dhe 328 Kodi Penal. 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal”, njofton SPAK,  teksa ka ftuar të gjithë që kanë fakte t’i paraqesin në prokurori.

Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila ka bërë me dije se “askush nuk është mbi ligjin”.

“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, -tha Yuri Kim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 01/05/2021 17:37

    Po Ilir Meta qe ka qekurse eshte president qe ben vetem punen e LSI-se dhe gjate gjithe fushates beri fushate hapur fare, a eshte nen hetim?

    Përgjigju
  • Antoni: 27/04/2021 20:27

    Në Guatammo e kan vëndin të gjithë ata që jeta iu iku me krimin, I pari të shkoj në ferr Sali Berisha dhe mbas ti të gjithë ata që me vetëdije të plot përkrahin një Bandit si ai.

    Përgjigju
  • Yuria: 27/04/2021 18:31

    Nuk po marim vesh kush i fitoj zgjedhjet dhe ca pune ka kjo me spak. Kush te ka zgjedhur ty ne krye te spak moj???. Ik dil nje xhiro nga Kina te rregullosh Kinen.

    Përgjigju
  • Like: 27/04/2021 17:38

    Shpresojme qe te bejne pjese dhe like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend