SPAK ka konfirmuar për Report Tv se ka hapur një hetim që lidhet me Zvërnecin. Por ende nuk dihen detajet se për cilat aspekte ka nisur hetimi. 

Gjatë fundjavës, qytetarët kanë protestuar për ndërtimet në Zvërnec dhe janë përballur me dhunë nga policia private. Kjo e fundit ka goditur me grusht një nga protestuesit, i ka qëlluar me gurë e objekte dhe ka përdorur spray me piper ndaj tyre si dhe punonjësve të Policisë së Vlorës. 

Pas ngjarjes, u arrestua njëri nga rojet private të sigurisë dhe nisi hetimi për dy të tjerë, ndërsa kryepolici Hita urdhëroi të hetohej zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës. Gjithashtu sot, kompanive "Mayor Security" dhe "Myrto Security" u është hequr licenca për ushtrimin e aktivitetit.

Lajm në përditësim.....