Dërgonin shqiptarë në Angli e Irlandë përmes Spanjës! SPAK godet grupin kriminal, kishin laborator të dokumenteve false! 26 në pranga mes tyre 1 polic! 5 në kërkim (EMRAT)

TIRANË-  Pas një hetimi 2-vjeçar të përbashkët të SPAK dhe autoriteteve ato spanjolle u shkatërrua një grup kriminal i trafikut të qenieve njerëzore, që përmes falsifikimit dokumenteve kontrabandonin emigrantë të paligjshme kryesisht drejt Mbretërisë e Bashkuar dhe Republikës së Irlandës. Vetëm ditët e fundit mbi 500 forca policie, përmes operacionit të koduar “Nomada”, ekzekutuan 26 masa arresti me burg nga 31 të firmosur nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.

Nga 5 personat që deri më tani i kanë shpëtuar prangave, 4 janë jashtë vendit ndërsa 1 tjetër brenda territorit, për të cilin po punohet për ta lokalizuar. Mes të arrestuarve, njëri prej tyre është efektiv policie. Përveç arresteve me burg GJKKO vendosi edhe 6 persona në arrest shtëpie, ndërsa për të njëjtin hetim më herët janë prangosur edhe 5 të tjerë. Një total prej 42 masash sigurie në Shqipëri, ndërsa në Spanjë sipas deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të policisë u kapën 35 persona.

Skema
Drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për median për të dhënë detajet e operacionit si dhe për të zbardhur dhe skemën. 

Këta persona, pas hetimeve me partnerët, rezultuan se falsifikonin dokumentet e udhëtimit, kryesisht për në BE, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke. Këto dokumente false, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e shqiptarëve të parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm. Udhëtimet kryesisht bëheshin drejt aeroporteve spanjolle, konkretisht Majorka, Madrid, Barcelonë dhe Alikante.

Shqiptarët largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës “Schengen” në BE, ndërsa dokumentet false për të shkuar drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, u dërgoheshin me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë.

Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke. Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante. Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”. Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale" tha Rrumbullaku

Operacioni që u zhvillua këtë të premte, 7 qershor 2024  u koordinua edhe me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa u bastisën banesa në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak, ku u sekuestruan me dhjetëra materiale, përfshirë edhe para cash dhe kompjuterë për transferta BITCOIN.

Janë sekuestruar 7 automjete; 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve; 25 mijë euro; 20 mijë paund; 10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja; 1 armë gjahu; 10 laptop; 15 kompjuterë e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale - BITCOIN; sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare; 1 aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Operacioni 'Nomada'

GJKKO me kërkesë të SPAK firmosi masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 31 shtetas për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”. Veprimet operacionale u koordinuan me profesionalizëm edhe me homologët tanë në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.

Kush janë 26 të arrestuarit
 1- Bashkim Sula
 2- Njazi Ademaj 
 3- Fitim Rama 
 4- Ylli Brahimaj 
 5- Gridi Elezi 
 6- Rrezart Domi 
 7- Osman Luca 
 8- Artur Mici 
 9- Arsen Caka 
10- Adrian Mema
11- Maksim Domi
12- Jugert Gashi 
13- Emiljan Marashi 
14- Roland Islamaj 
15- Behar Rexha 
16- Deila Qama
17- Arnold Shahu
18- Ylli Çaushaj 
19- Eriola Spaho 
20- Murat Gjuniku
21- Bardhyl Imeri
22- Bajram Xhaja 
23- Fatmir Stankova 
24- Arben Rushiti 
25- Leonardo Lama 
26- Xhelil Alla
Detajet e operacionit Nomada
-Firmosen 31 masa sigurie 'arrest me burg' 
-Nga këta 26 u arrestuan 
-Mes të arrestuarve 1 polic
-4 u shpallën në kërkim, ndodhen jashtë shteti
-1 në kërkim ndodhet brenda territorit shqiptar
-5 të arrestuar më herët
-35 persona të arrestuar në Spanjë
U sekuestruan 
-7 automjete
-1 laborator për falsifikimin e dokumenteve
-25 mijë euro
-20 mijë paund
-10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja
-1 armë gjahu 
-10 laptop
-15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale - BITCOIN;
-sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare
-1 aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme
-120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Operacioni i SPAK për goditjen e trafikut të emigrantëve të paligjshëm, Report Tv sjell pamjet nga laboratori i dokumenteve false

 

Një grup kriminal që trafikonin shqiptarët emigrantë drejt Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë përmes Spanjës është goditur në kuadër të një operacioni të koduar 'Nomadët" nën drejtimin e SPAK dhe i ekzekutuar nga policia e Shtetit. 

Pas hetimeve rezultoi se grupi kriminal kishte krijuar një laborator për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, kryesisht për në BE, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke. Shqiptarja.com sjell pamjet nga vendi ku falsifikoheshin dokumentet.

Ora 17:33
EMRAT/ Dërgonin njerëz në Britani, SHBA dhe Kanada me viza false, kush janë 26 të arrestuarit

1717772457_operacion.jpg

Report Tv ka siguruar emrat e 26 të arrestuarve në kuadër të operacionit 'Nomada', të ciltë trafikonin emigrantë me dokumente false në drejtim të Britanisës së Madhe, SHBA dhe Kandasë.

1.Bashkim Sula, 
2.    Njazi Ademaj, 
3.    Fitim Rama, 
4.    Ylli Brahimaj,. 
5.     Gridi Elezi 
6.    Rrezart Domi,. 
7.    Osman Luca, 
8.    Artur Mici. 
9.    Arsen Caka, 
10.    Adrian Mema, 
11.    Maksim Domi, 
12.    Jugert Gashi, 
13.    Emiljan Marashi, 
14.    Roland Islamaj, 
15.    Behar Rexha, 
16.    Deila Qama,. 
17.    Arnold Shahu, 
18.    Ylli Çaushaj, 
19.    Eriola Spaho, 
20.    Murat Gjuniku, 
21.    Bardhyl Imeri, 
22.    Bajram Xhaja, 
23.    Fatmir Stankova 
24.    Arben Rushiti 
25.    Leonardo Lama, 
26.    Xhelil Alla,

Ora 17:10
Goditja e grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë, SHBA-së dhe Kandasë, SPAK: Janë ekzekutuar 32 masa sigurimi

1716047604_spak.JPG

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e koduar ‘NOMADA’,ku u godit grupi kriminal i cili prodhonte pasaporta e karta identiteti false me qëllim dërgimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, Amerikës dhe Kanadasë.

Policia ekzekutoi 32 masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që për pesë personat e tjerë nën hetim po bëhen kërkimet përkatëse.

Sipas SPAK, gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumente të tjera me rëndësi për hetimin.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në lidhje me procedimin penal me nr.177, të vitit 2022, në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila me vendimin e saj nr. 54, datë 06.06.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 31 persona nën hetim, të cilët janë organizatorë, drejtues dhe pjesëtarë të grupeve kriminale, përfshirë dhe një punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për gjashtë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 333/a dhe 334/1,  të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal. 

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me Autoritetet Spanjolle, Kosovare dhe nën mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në interes të hetimeve të këtij procedimi penal, është ngritur një Skuadër e Përbashkët Hetimore me autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale edhe me autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera është bërë e mundur identifikimi dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale të disa grupeve kriminale të lidhura me dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të shtetasve shqiptarë me qëllim udhëtimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë.

Përgjatë hetimeve janë përdorur përveç të tjerave, edhe metodat speciale të hetimit nëpërmjet të cilave është dokumentuar veprimtaria kriminale, e cila ka konsistuar:

– në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi e dokumenta të tjera),  në gjetjen apo ndërmjetësimin e shtetasve shqiptarë që kërkonin për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në transportimin e personave ashtu edhe të dokumentave të falsifikuara kryesisht në shtetin e Spanjës, në akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve mbi itinerarin që do ndiqnin, të realizuar nga dy agjensi udhëtimi deri në vëzhgimin në aeroport të tyre për tu siguruar nëse ata arrestoheshin apo arrinin të largoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar.

-në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada, nëpërmjet përdorimit të dokumentave të falsifikuara, udhëzimit të personave se si të sillen gjatë procesit të intervistave apo në aeroport.

Në këtë veprimtari kriminale personat nën hetim sigurojnë proceset e ndryshme të saj, njohin njëri-tjetrin, dhe dinë për rolin e secilit prej tyre, rrethana të cilat të tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të caktuar, qëllimi i së cilës është përftimi material.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 32 masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që për pesë personat e tjerë nën hetim po bëhen kërkimet përkatëse.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që  përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust dhe projektit EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të hetimit të përbashkët hetimor!

Ora 16:50
Dërgonin shqiptarë me dokumente false në Angli dhe Irlandë, goditet grupi kriminal! Pamje nga operacioni i SPAK, u angazhuan 500 forca policie

 

42 urdhër-arreste u firmosën nga GJKKO me kërkesë të SPAK për një grup kriminal që kalonte shqiptarë me dokumente false në Britani të Madhe dhe Irlandë, përmes Spanjës.

Nga 31 arreste me burg, 26 prej tyre u ekzekutuan, mes të cilëve edhe një polic, 5 të tjerë janë në kërkim.

Në operacion u sekuestruan mijëra euro e pound, bashkë me kompjuterë për transferta BITCOIN. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e operacionit të SPAK.

Për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2024 01:32

    E beme per vete Liam Neeson apo jo?! 26 arrestime vetem sot per nje aksion dhe vetem nje pjese.Kemi ndonje koment nga mr.Rama per kete rast,se u hodh perpjete pse quhemi shtet mafioz?!

    Përgjigju
  • Maks: 07/06/2024 23:34

    Per keto pune mire e kishim PKR. Por u tha qe SPAK do leftonte karrupsionin. Ne vend te mbylle hetime e me pas mbylle ne qeli Salen, qe ti pervishet vellait politik korruptokrat Edi Rama, merren me ca falsifikatore. Dumani ka vetem nje cilesi qe sic thote populli te le pa te.

    Përgjigju
  • Scutari: 07/06/2024 22:17

    Altin Dumani duhet të qeverisë Shqipërinë!!

    Përgjigju
  • 313: 07/06/2024 16:39

    Spaki qe kur nuk mori dosjen e mikrokredive eshte nje farse

    Përgjigju
  • Durrsaku: 07/06/2024 16:11

    Po o Spak po meru me polica dhe kto qe cuan njerez ne Angli. Meru me bandat dhe korrupsionin e ministrave mos u mer me kto se jan 45 prokuror ne Tr lere neper rrethe. Nuk i hidhet hi syve popullit me kto budalliqe

    Përgjigju
  • Londra: 07/06/2024 15:57

    Super lajme keta kriminela na nxorren bojen.

    Përgjigju
    • Emigrant: 08/06/2024 07:45

      Po ti o londinez me ca ke vajt ne londer me viz turistike apo ke gjyshen me pasaport angleze E kalove lumin ti dhe tani turperohesh nga keta hallexjinj

  • Koli: 07/06/2024 10:33

    Spak e ka humbur misionin per te cilin u krijua. Nga institucion qe do ndershkonte te pandershkueshmit si politikane dhe ministra ne kete qe po vepron me trafiqet. Prokuroria ka dale inegzistente! Spak po kthehet ne prokurori te thjesht dhe perseri kasta politike del e paprekur. Zhgenjyese per te gjithe. Ky vend perseri eshte ne batak.

    Përgjigju
    • Gagaci: 07/06/2024 11:50

      Po ti skupton që bëhet zvarritje e dosjeve politike me pretendimin që skemi kohë dhe ka shumë dosje të tjera në krahasim me deputet e ish deputet me një polic apo një doganier.... DHE zvarriten dosjet kryesore për ministra... deputet... vëllezër deputetësh dhe vllëzer kryeministrash... që janë dosje ryshfeti me miliarda lekë e tonelata drogë.... spaku meret se polici kaloi një person me 100 euro.... gjë qe duhet ti kalojë gjykates se thjesht. Në fund do shpëtoj dhe S.B se kta bashk janë... KU ishe...? gjë kundi... !? Çfarë bëre ?.. Gjë sendi!!?... Mere me long se mishi mbarojë...

    • Gaci: 07/06/2024 11:03

      Nuk eshte hiç e vertete o 'koli'. Mos hidh balte mbi punen dhe rezultatet e SPAK. Jane kaq e kaq politikane, deputete, qeveritare dhe ish ministra qe jane ne procedime. Po si duket je nga ata qe veç hedhin balte mbi kete vend.

    • Zen Suma: 07/06/2024 10:43

      Liko! SPAK - Struktura e Posacme kunder Korrupsionit Krimit te Organizuar! Mbaje frymen!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë