SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, dërgon për gjykim 5 të pandehurit

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, dërgon për gjykim 5 të pandehurit

Behar Sofia, trupi i tij në breg të Lanës dhe vendi i ngjarjes

Një vit nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Behar Sofia, SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj pesë të dyshuarve si grupi i vrasjeve me pagesë. Në përfundim të hetimeve të SPAK, të dyshuar për këtë krim janë Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti.

Ndërkohë pak ditë më parë në kuadër të të njëjtit hetim SPAK nxori dhe një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Jemin Sherajt.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona kanë vrarë Sofinë kundrejt pagesës në kuadër të një grupi kriminal të vrasjeve me pagesë, ndërsa porosia dyshohet të jetë dhënë nga rivalë në trafikun e drogës.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHI: 27/04/2022 08:18

    Dakort qe i kapet keta po porositesit kush jane dhe pse e kerkonin te vdekur. Po te jeni serioze shkoni dhe te porositesit nqs doni kuptohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre