SPAK: Po hetojmë 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan për fshehje të pasurisë (EMRAT)

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin për 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë. Nisja e hetimeve nga SPAK-u erdhi pak ditë pas kallëzimit që bëri avokati Fran Dashi, të cilin e siguroi Shqiptarja.com. Në datë 30 prill kallëzimi voluminoz u depozitua nga Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq.

Konkretisht nga SPAK-u po hetohen ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca,  Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj dhe Aleksandër Muskaj, si kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, bashkë me anëtarët Gani Dizdari, Besnik Imeraj etj. Në kompetencë të SPAK është edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i kallëzuar gjithashtu.

Llalla aktualisht është marrë i pandehur nga SPAK për një tjetër vepër penale. Ndërkohë që ish-prokurorët e ish-gjyqtarët e tjerë si Fatmir Lushi, Luan  Dervishi, Marina Rraboshta, Petrit Fusha,  Besnik Cani, Besim Trezhnjeva, Arjan Balliu, Ferdinad Elezi, Ema Gashi dhe Besa Nikëhasani do hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. SPAK njoftoi sot se ka nisur hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaron se nuk janë kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

"Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit. Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal. Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal" deklaron SPAK. Hetimi dhe ndëshkimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi është kusht i Bundestagut gjerman për Shqipërinë (lexo ketu kushtet).

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm-po hetohet nga SPAK
1562156897_llalla.jpg

Adriatik Llalla
 

Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Bashkim Dedja

Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Tom Ndreca

Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Shkëlzen Selimi

Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Gani Dizdari

Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

1588941016_edmondislamaj.jpg

Edmond Islamaj

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Guxim Zenelaj

Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK

Besnik Imeraj

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK

Aleksandër Muskaj

Po hetohen nga prokuroritë e rretheve
Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë
Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan
Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës
Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës
Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës
Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës
Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër
Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan
Luan  Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 09/05/2020 20:43

    Po Zhezair Zagarin kryehajdutin ku e keni ai Jo vetem duhet gjykuar por duhet te arrestohet menjehere ti konfiskohet pasuria dhe ti kthehet popullit per ndryshe populli nuk ka me besim te SPAKU

    Përgjigju
  • robi: 09/05/2020 12:46

    Mos harroni dhe monstren e Durresit gjykatesin Osman Aliun , mekanikun qe u be gjykates me kursin e plepave dhe lironte kriminelet ne sallen a gjyqit.

    Përgjigju
  • A. N.: 09/05/2020 08:21

    Gjoja me keto hetime po bejme shtet pas 30 vitesh rrumpalle ku ministra, kryeministra e presidenta vodhen te paret dhe tani drejtojne gishtin tek te tjeret.

    Përgjigju
  • Gina: 08/05/2020 22:39

    Po Rovena Gashi pse mungon tek lista e te kallzuarve? Leket e saj i pastron ne ndertim kunati Oliver Ushina.

    Përgjigju
  • Atdhetari: 08/05/2020 21:18

    SPAK-u i SHURROSUR nga Pushtetarë (rreth 1200 të tillë për gati 30 Vite ANTIDEMOKRACI!?). Nuk ka pse e Fillon nga Gjyqtarët (mirë do të ishte dhe një Pjesë e Konsiderueshme Pronarësh TV me Moderatorë, Gazeta me Gazetarët!?). Pavarësisht se dhe ata JANË SHUMË FAJTORË por Bishti i Lugës. Sepse LUGA E VËRTETË janë BANDITËT Pushtetarë që duhet të Ishin dhe të Jenë të Parët!? Por siç e thashë më Lart ata Pushtetarë Kanë Emëruar dhe Mbajtur këta Prokurorë dhe Gjykatës. Kështu që SHPRESA SPAK u Venit nga Era e Shurrës dhe u Kthye në A-SPAK!?

    Përgjigju
    • Gosa: 09/05/2020 01:02

      Republike hashashi. Funksionon vetem ertv. Shpresa ka vdekur

  • Tironci: 08/05/2020 14:24

    Zoti Viçidoli!mos ke ngatrruar Saliun me Edin? Sali maloku vrau ne Gerdec 26 njerez te pa fakshem duke pervshiur edhe baxhanakun e tije dhe vrasjet ne mes te bulevarbit me duar ne xhepa dhe djeg,jen dhe shkaterrimin e Shqiperise dhe shum krimeve qe ka bo me gjykatat e prokurorite dhe akoma vazhdon nga zyrja e tij famkeqe o militant i Viçi bolit.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 08/05/2020 18:02

      Pyet nje çik sa nëna jan veshur me tëzeza ne Vlore falë hashashit këto 6-7 vite. Apo Saliu vishej me atlete dhe tuta dhe dilte naten per te vrare njerez? O petullë ne ketu jetojme ne xhungel ti na shkruan nga Evropa “Saliu, Saliu, Saliu”.

  • spak: 08/05/2020 14:23

    peshqit e medhenj i keni ne presidence e ish kryeministra e deputet qe vodhen e shkatruan shqiperine .me e qarte ske kurr .

    Përgjigju
    • Peter Tiede: 08/05/2020 19:39

      Ti or mik e paske kuptuar drejt situaten

  • Vicifoli: 08/05/2020 13:53

    Birisha bani shtet dhe drejtesi.Edvin Mafia vec vjedh vret e pret shqiptaret

    Përgjigju
    • Vito i Orneles: 08/05/2020 14:07

      Ai Besnik Imeraj e ka vene pasurine ne emrin e djalit qe e ka prokuror ne prokurorine e Tiranes.

    • Peter Tiede: 08/05/2020 14:03

      Yeeeeees !

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues