EKSKLUZIVE/ SPAK po heton Ahmetajn për ‘pastrim parash’? Prokuroria e Posaçme 'në sitë' 3 vila dhe 2 apartamente, sekuestron dokumentet

Shprehja e famshme “ndiq paratë”, e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e thënë nga Falkone dhe ironikisht e përmendur edhe ish ministri Arben Ahmetaj, në intervistën e fundit të dhënë prej tij në media, duket se po zbatohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për hetimin ndaj  tij.

Ky hetim nisi pak  muaj më parë  pas kallzimit  në SPAK që kishte lidhje me një vilë të ndodhur ne Hamallaj, ne kompleksin “Vala Mar”  që ish ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar, dhe që sipas kallëzuesve  ishte dhuruar Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Në sitë janë  vendosur dhe po verifikohen edhe pasuri te tjera në emër  të ish bashkëshortes së Ahmetaj, Albina Macka.

Bëhet fjale për një vile  në Rolling Hills  në Tiranë, një në ‘Green Coast’ si dhe një apartament ne ish bllok të cilat janë në pronësi të ish bashkëshortes së Ahmetajt. Ndërkohe që është duke u verifikua  edhe vila në Hamallaj në pronësi te bashkëjetueses aktuale, Erjola Hoxha. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e  të gjitha këtyre pronave 

Ndërkohë heshtja e prokurorisë dhe mosveprimi ne dukje, bie në kontrast edhe me paraqitjen e disa individëve ne dyert e SPAK-ut. Aktiviteti që zhvillohet prej tyre është tërësisht privat  gjë që na bën te besojmë se i vetmi motiv që janë thirrur  lidhet me gjurmët financiare të lëna te këta për shkak të detyrës të investimeve nga Arben Ahmetaj dhe familjaret e tij në pasuri të paluajtshme.

Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën nje prove që ish ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura:
Vilë e Albina Mackas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).  
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Mackës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamallaj: 09/03/2023 21:21

    Ju lutem shikone pak Dritan Agollin aty çfarë restoranti në rërë ka bërë mbi 500m dhe makina dhe apartamente dhe Vilën 500m tek Rolli Hills tek TEG dhe akoma është në punë si Dr i AZHBRSË Ju lutem shikojeni pak se është turp ska marrë gjë Tigri në krahasim me të Ju lutem Shikoni mos rrini indiferent

    Përgjigju
  • tigri: 08/03/2023 10:58

    ju lutem mos me bini kot ne qaf.me djersen e ballit i ka bere ????????????????????????

    Përgjigju
  • Petrit: 08/03/2023 05:10

    Nese eshte i vertete, ath nje lajm shume i mire! Nje ish minister i korruptuar i Rames, nen drejtimin dhe per llogari te tij, ploteson mozaikun e organizates kriminale neokomuniste qe ka kapur shtetin, pas ish ministrit Tahiri, Kokes apo ish deputeteve terroristo-kriminale Frroku, Jaku, Rraja, Lala, Doshi apo ish kryebashkiaku Dako!!! Mbase "xhindoset" SPAK dhe i merr brenda nga Sali dallkauku, Fatos delenxhiu, tek Ilir tuafi e tehu tek Rame llapeta!!!

    Përgjigju
  • beni: 07/03/2023 21:41

    EDHE RAMA EDHE AHMETAJ JANE TE DY HAJDUTE...BASHKE KANE VJEDHUR....TE DY DUHEN FUTUR NE BURG.....

    Përgjigju
    • Loni: 08/03/2023 10:09

      Jo Edi Rama nuk ka pergjegjsi ai nuk di gje ja bejn mbas krahve

  • pino: 07/03/2023 21:17

    mjere fukarenjte qe i kane dhene voten ketij atdhetari te flakte prej gjirokastre

    Përgjigju
  • ^_<>: 07/03/2023 20:28

    Kapen me Benin e shkrete thu se u ba nami ky ka marre atje ku merrshin te tane dhe te pakten nuk ka marre lek shqiptare te kombit tone por Euro valut te huj dhe i bajn namin per nje vile ne Gjinin e Lazrit as pushime ska mujt me ba ma shume e ka perdor per orgji se nuk I dilte koha tu punu per popullin si e sì ne te na rritet.. ..economia por na jena mosmirenjohes.

    Përgjigju
    • A. N.: 08/03/2023 06:55

      E pohon edhe fakti qe kemi Lekun qe po forcohet dita dites kundrejt Euros nga ekonomia jone e fuqishme.

  • zhan: 07/03/2023 20:09

    Kjo bashkjetuesja ka gje lidhje me nje fare agjensie pmk !!??

    Përgjigju
  • Kasapi: 07/03/2023 19:43

    Cfar surrat i lig.Pase kemben e mbare per te gjithe gjakpirsat e ketij populli te vuajtur

    Përgjigju
  • Goni: 07/03/2023 19:21

    Arben ametaj eshte kusari numer nje prona ka pa funde kane vlore kompanin e autobuzave hermes ka universitetin privat tek konadi ka hotel ne lungo mare ka bere pallat ne vlore ri me vrases dhe parat dhe pronat ja administron djali tezes dhe nje kriminel tjeter qe nderton keto te shikoj Spaku ka dhe ne dures ne sarand ka ne himare shpi e tok

    Përgjigju
  • Trump: 07/03/2023 19:19

    Keto qe nxjerrin gazetat jane vetem majat e ajsbergut te korrupsionit.

    Përgjigju
  • Niku: 07/03/2023 18:42

    Do behesh meme Arbeeeeen!

    Përgjigju
  • xXx: 07/03/2023 18:05

    Rama i kthen para mbrapa si ato çorapet e pista pastaj i hedh ne rruge te madhe...

    Përgjigju
    • Mario: 07/03/2023 18:25

      Ne fakt une mendoj se Rama ua ka bere te qarte te mos vjedhin sa te vjellin, sepse po vollen pastaj duket hapur dhe ai nuk ka si ti mbroje me. Pra, faji eshte i vete ketyre. Ne cdo vend te botes politikanet e ngjyjne gishtin, kete ta kemi te qarte, problemi eshte se ka disa, si puna e ketyre e tejkalojne aq sa nuk ka shoshe qe ta mbuloje, le me Rama qe ne fund lane duart si Pilati.

  • Tani: 07/03/2023 17:45

    Prangat sa me shpejt tigrit se ka vjedhur me te dy duart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim