SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton KQZ-në për tenderat që fitoi kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, kompania e cila pa garë fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 2023 si për implementimin e projektit pilot në njësinë 10 për votimin e numërimin elektronik.

Sipas aktit themeltar të Shoqërisë kompania “Smartmatic International Holding B.V” ka qendrën në Amsterdam Hollande. Ndërsa në Tiranë, më 2 shkurt 2021, pra pak ditë pasi fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve, regjistroi shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, sh.p.k. Smartmatic Albania me kapital themeltar 100 mijë lekë të reja, dhe objekt aktiviteti „Sherbime per ndertimin dhe mirembajtjen e sistemeve zgjedhore/te votimit“

Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 26.05.2021, terhequr nga QKB date 15.05.2023, Pronaret perfitues te subjektit Smartmatic Albania zoterues te 25% te kapitalit e me teper, eshte Antonio Jose Mugica Rivero, shtetas spanjoll, i datelindjes 1974. Riviero rezulton zoterues tek shoqeria SGO Corporation Limited, shoqeri zoteruese tek Smartmatic International Holdi (B.V). Ndërkohë në faqen zyrtare të kompanisë 'Smartmatic' Antonio Mugica rezulton se ka pozicionin e drejtuesit ekzekutiv 'Chief Executive Officer"

Shoqeria Smartmatic International Holdi (B.V). zoteron 100% te kapitalit tek Smartmatic Albania. Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 06.04.2016. Administrator i Smartmatic Albania prej asaj dite e deri në 2 shkurt 2026 rezulton Frans Harm Gunnink.  Edhe në faqen zyrtare të kësaj kompanie evidentohet aktiviteti i saj në Shqipëri

Sipas të dhënave të aksesueshme në webin e zyrtar të "Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit kompania Smartmatic Albania ka marrë mbi 1.7 milardë lekë nga buxheti i shtetit nga 18 marsi 2021 - 6 nëntor 2023.

Akuzat 

Kjo kompani është vënë në qendër të akuzave të presidentit Amerikan Donald Trump se ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2020.

Report Tv sjell më poshtë të gjithë historikun e akuzave dhe kundërakuzave mes Trump dhe përfaqësuesve të " Smartmatic".  Zgjedhjet presidenciale në SHBA sollën një precedent të paparë në historinë e vendit akuzat për manipulim të votave, duke akuzuar kompaninë Smartmatic, për manipulim dhe ndërrim rezultati. Por cila është kompania dhe a ka pasur akuza të mëparshme ndaj saj.

Cila është kompania?
Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë. Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

Kur u akuzua për herë të parë”?
Kompania  u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës ka akuzuar kompaninë që siguron platformën teknologjike se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milion më pak votues në zgjedhjet e atij viti. Nicolás Maduro "Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milion votues venuzelian."

Për çfarë akuzohet në SHBA?
Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Powell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.

“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden."


 

Foto: Të dhënat e QKB-se 


 

 

Foto: Marre nga open spending data


Lajmi kryesor:

SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar