SPAK rrëzon OFL, heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me Aktin Normativ

SPAK rrëzon OFL, heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me Aktin Normativ

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka rrëzuar Operacionin Forca e Ligjit, duke i hequr vendimin e sekuestros për 48 pasuri nga 148 të të dërguara për vlerësim.

Në njoftimin e SPAK thuhet se 15 pasuri që është vendosur për t'i hequr sekuestrimin janë të paluajtshme dhe 33 automjete.

Sipas SPAK, thuhet se bllokimet janë bërë në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Gjithashtu janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.

Ndërkohë brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesave te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ersi: 04/06/2020 16:22

    I sapolinduri SPAK po tregon cdo dit qe esht nen kontrollin e mafias dhe rrezon cdo bllokim pasurie te mafies te cilen perfaqson.Kjo esht drejtesia qe do SHBA-ja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë