SPAK, së shpejti me forcë operacionale në terren! 28 oficerët e parë të BKH nisin në gusht trajnimet në zyrat e FBI në SHBA! Edhe Kraja drejt Uashingtonit

SPAK, së shpejti me forcë operacionale në terren! 28 oficerët e parë të BKH nisin në gusht trajnimet në zyrat e FBI në SHBA! Edhe Kraja drejt Uashingtonit

Arben Kraja kreu i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë në fazën e rekrutimit edhe të forcës operacionale, e cila do të ndjekë operacionet në terren, e pavarur nga policia e shtetit.

Report Tv mëson se gjithashtu 28 oficerët e Byrosë Kombëtarë të Hetimi, grupi i parë, më 6 gusht nisin trajnimin disa javor nga Byroja. Hetuesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zyrat qendrore të FBI në Virxhinia.

Trajnimi nga Byroja Federale e Investigimit është pjesë e formimit të oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më herët ata kanë përfunduar trajnimin nga antimafia italiane.

Ndërkohë BKH është në fazën e fundit të kompletimit me 60 hetues pasi grupi prej 32 është certifikuar dhe ka nisur emërimi me grupe. Grupi i dytë i Byrosë Kombëtare të hetimit do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të gushtit deri në shtator.  Ndërkohë prej një jave duke nisur nga 1 gusht drejt Uashingtonit do të udhëtojë edhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, për takime me zyrtarët e departamentit të shtetit.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wrongful justice: 22/07/2022 00:59

    Thjesht dhe sakte… me te paaftet dhe niveli me i ulet qe ka patur ndonjerhere hetimi dhe policia gjyqesore shqipetare

    Përgjigju
  • Wrongful justice: 22/07/2022 00:53

    Keta jane me deshtaket ne historine e hetimit dhe te drejtesise shqiptare…. Opgj te felliqur te pa afte qe mbajne kallezuesin per ceshjte ordinere 10 ore ne zyre me 3 pyetje…. Te paafte dhe turp i madh per policine gjyqesore shqiptare. Turp…..

    Përgjigju
  • Anonim: 20/07/2022 17:03

    Le te trajnohen se nuk do jen nula nqs shkeputen nga shteti dhe dalin me vete ateher mund te behet dicka qe te funksionoj derisa shkojn per trajnim afer FB ateher mund te ket rezultat.

    Përgjigju
  • Zen: 20/07/2022 16:40

    Te gjithe vetem trajnohen si kiu fiu dhe as nje gur ne trajse

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/07/2022 14:36

    Zonja KIM-ambasadore SHBA-s, Edhe sa kohe do zvarritet Shqiperia dhe shqiptaret nga Drejtesia e Re? Si mund te lejohet te ulet dhe te cenohet BESIMI I POPULLIT SHQIPTAR TE POLITIKA ANTIKORRUPSION QE SHBA- NDJEK PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET? DHE SA DO TE VAZHDOJE KJO LOJ"KUÇ,KUÇ!"-"IS-IS"? EDHE GOMERET E KANE MARRE VESH QE KLASA POLITIKE NE SHQIPERI ESHTE BERE NJESH NE KRIM,KORRUPSION DHE GRABITJE TE PASURIVE PUBLIKE DHE VARFERIMIN E SHQIPTAREVE?

    Përgjigju
    • Srim: 20/07/2022 17:00

      Sa fjale te medha qe perdorni. Uleni steken se trembet ajo me keto fjale te medha …

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?