E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës

Me miratim të Gjykatës Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro preventive apartamentin në Vlorë të ish kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, të cilin sipas SPAK megjithëse e posedonte nuk e kishte deklaruar.

Tashmë mbi Tushen i cili sapo ka përfunduar dënimin me 2.6 vite  për shpërdorim detyre, rëndon  akuza e “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive. Sipas SPAK apartamenti është me sipërfaqe 75.3 m2, dhe ndodhet në zonën e Lungomares, në Vlorë”.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se Fatos Tushe, i cili tashmë është marrë person nga  hetim, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk e ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga Tushe .

Vete ish kryebashkiaku u thirr pak ditë në SPAK për të dhënë sqarime ne lidhje me akuzën e re, për të cilën po hetohet, ku në dalje të prokurorisë e pranoi edhe hetimin e ri te nisur ndaj tij

Tushe është nga të parët nga kryebashkiakë socialist që u arrestua në detyrë pas hetimeve te nisura nga Prokuroria e Posaçme. Ai u shpall fajtor nga dy shkallët e gjykatës ndërsa pas përfundimit  të dënimit të parë rrezikon edhe një tjetër dënim për fshehje pasurie.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021,(të ndarë nga procedimi penal nr. 199/2020), për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Fatos Tushe, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Lushnjë. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:

1.     Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2.    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”.

Hetuesit Financiarë dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorisë së Posaçme datë  04.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.

Nga ana jonë vijojnë veprimet proceduriale për vërtetimin e akuzës në hetim.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 14/04/2024 12:48

    Niseni me deputetet dhe ministrat verifikim e pasurive dhe lekeve qe te marri fund korrupsioni

    Përgjigju
  • Ish kryebashkiaku: 14/04/2024 00:03

    Po Lelit kur do i'a sekuestroni shtepitë (katet e pallateve) ne Lungomare? Ka marre sa i deshi qejfi.

    Përgjigju
  • hey: 13/04/2024 19:33

    vetem 1 ka fshehur?!

    Përgjigju
  • Qazim Sejdini: 13/04/2024 15:51

    Shikoni dhe hetoni pasurite e Qazim Sejdinit ne Vlore te pallati ngjitur me Konsullaten italiane.

    Përgjigju
  • xXx: 13/04/2024 13:36

    Po si ka mundësi vetëm këta veshtullorët kanë apartamente te shëtitorja e Vlorës?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion