Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po përdor rrjetet sociale për të informuar qytetarët rreth kompetencave të saj.
Në postimn e së enjtes në faqen zyrtare në Facebook, SPAK thekson se heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve publikë kur vlera monetare është mbi 50 mijë lekë, ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj.
Po ashtu, struktura sqaron se heton edhe veprat penale që lidhen me lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, kur krijohet avantazh apo privilegj dhe vlera e tenderit është mbi 800 mijë lekë, ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj.
"SPAK heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve publikë, kur vlera monetare është mbi 50 mijë lekë (ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj). SPAK heton veprat penale që lidhen me lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, kur krijohet avantazh ose privilegj dhe vlera e një tenderi është mbi 800 mijë lekë (ose në të njëjtën vlerë në monedhë të huaj” thuhet nw postimin e SPAK.
Postimi i SPAK në Facebook
Komente













Po mirë more i uruari SPAK(APO SKAP)SI JU PËLQEN TJU THUHET VEPRËN E VRASJES SË NJERZËVE (PUNONJËSIT TË POLICIS) JU NUK. E HETONI????AMAN VETËM MOS THONI QË NUK JANË VEPËR E RËND PENALE.MJERË KY POPULL ÇFARË SAKRIFIKON PËR JU O BIRBO
Përgjigju