Në dyert e SPAK-ut këtë të enjte kanë kaluar dy bashkëpunëtorë të Belinda Ballukut, drejtori i Hekurudhës Shqiptare dhe ish drejtori i KESH Ergys Verdho dhe drejtoresha e KESH-it Viola Haxhiademi e cila më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.  

Kjo nuk është hera e parë që bashkëpunëtorët e Ballukut pyeten nga SPAK lidhur me dosjet në hetim. Haxhiademi, ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur drejtohej nga Balluku.

Në dhjetor 2025, në kuadër të hetimeve për tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kontrolloi edhe banesën e saj.

Paraqitja e tyre në SPAK vjen një ditë pasi dy vartës të tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH u shfaqën gjithashtu në SPAK.

Lajm në përditësim......