Edhe Juventusi është një skuadër humane. Pas 12 fitoreve radhazi bardhezinjtë kryesues të Serisë A janë frenuar në një barazim pa gola nga Spal. Ndeshja e dytë e javës së 29-të të Serisë A luajtur në stadiumin “Mazza” u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Juventusi tentoi të shënonte golin e fitores dhe u mundua të krijonte raste por Spal në mbrojtje ishte perfekte dhe nuk lejoi asnjë hapësirë. Pas këtij frenimi të Juventusit buzëqesh Napoli pasi tashmë bardhezinjtë janë 5 pikë larg dhe nëse Napoli fiton me Genoan diferenca shkon në 2 pikë.
/Shqiptarja.com

Ndërsa në Angli , Manchester United dhe Tottenham janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të FA Cup. Skuadra e Jose Mourinho-s mposhti 2-0 në “Old Traford” Brighton me nga një gol për secilën pjesë të shënuar me kokë nga Lukaku dhe Matic. Ndërsa më herët Tottenham kishte fituar ndaj Swansea 3-0 në transfertë me dygolëshin e Cristian Eriksen dhe golin e argjentinasit Erik Lamela.
d.c./shqiptarja.com