Spanjë, 160 mijë persona protestojnë
në mbështetje të refugjatëve

Spanjë, 160 mijë persona protestojnë<br />në mbështetje të refugjatëve
SPANJE-Të pakët 160 mijë persona kanë marshuar gjatë ditës së djeshme në rrugët e Barcelonë, ku i kanë kërkuar qeverisë lejimin e hyrjes në Spanjë të një numrit më të madh refugjatësh nga vendet e përfshira në konflikte të armatosura.

Protestuesit të cilët mbanin pankarta në duar, janë shprehur se qeveria në Madrid nuk ka mbajtur premtimin e bërë në vitin 2015, për të lejuar hyrjen e 170 mijë refugjatëve në Spanjë.

Sipas organizueseve të protestë, në Spanjë gjatë dy viteve të fundit kanë hyrë vetëm 1,100 refugjatë të cilët vinin nga vendet të cilat ndodhen në luftë, siç është Siria.

Marshimi i protestuesve i cili ka filluar në qendër të Barcelonës ka përfunduar në bregdetin e Mesdheut, i cili është një vend shumë simbolik duke patur parasysh se gjatë vitit 2016, rreth 5 mijë refugjatë janë deklaruar të zhdukur në ujërat e tij, në përpjekje për të arritur brigjet spanjolle.

Pjesë në protestë ka marrë edhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau, e cila ka lobuar pranë qeverisë për pranimin e më shumë refugjatëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma