MADRID-Tre anëtarë të Al-Kaedës, të dyshuar sipas shtypit se ishin në përpjekje për kryerjen e një atentati në Spanjë, u arrestuan në jug të vendit, në rajonin Cadix, njoftoi sot policia gjyqësore.

Tre personat, të cilët ishin dy çeçenë dhe një turk, të cilëve u janë gjetur eksplozivë dhe helm, u arrestuan nga policia.

Policia dyshonte se ata po përgatisnin një aksion terrorist në Spanjë, sipas disa mediave spanjolle. Ata kishin marrë trajnime ushtarake në kampet e trajnimit në Pakistan dhe ishin ekspertë në vendosjen e eksplozivëve.

Sipas të përditshmes El Pais, tre personat kishin lidhje me grupin me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taïba (LeT), akuzuar për atentatin e Bombeit, kryeqyteti ekonomik i Indisë, në vitin 2008, ku si pasojë humbën jetën 166 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.

(atsh/sg/shqiptarja.com)