Spanjë, arrestohen dy persona,
dyshohen se janë anëtarë të ISIS

Spanjë, arrestohen dy persona,<br />dyshohen se janë anëtarë të ISIS
Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohen si militantë të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sipas  deklaratës së autoriteteve spanjolle, të dy personat janë arrestuar në qytetin spanjoll të Ceuta-s, në kufi me Marokun, pasi mendohej se ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Ende nuk janë bërë publike identitetet e dy të arrestuarve dhe as informacione nëse ata janë shtetas spanjoll ose jo.

Gjatë dy viteve të fundit në Spanjë janë arrestuar 180 persona, të cilët dyshoheshin si anëtarë të ISIS, ku pjesa më e madhe e tyre është arrestuar në qytetin e Ceuta-s.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!