Spanjë, arrestohet hakeri rus,
ishte i kërkuar nga Amerika

Spanjë, arrestohet hakeri rus,<br />ishte i kërkuar nga Amerika
Autoritetet spanjolle kanë lajmëruar arrestimin e një hakeri rus, i cili ishte i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë shprehur se po presin vendimin nëse ai do të ekstradohet në SHBA apo jo.

Një prej zëdhënësve të Gjykatës Kombëtare të Spanjës, ka deklaruar se personi i arrestuar është Stanislav Lisov, 31 vjeç, i cili është arrestuar më 13 janar nga forcat e Gardës Civile në aeroportin e Barcelonës.

Arrestimi i Lisov është bërë në bazë të një flet arresti të lëshuar nga agjencia amerikane, FBI, e cila ishte publikuar në përmes Interpolit.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzat e konspiracionit penal, vjedhjes elektronike dhe kompjuterike. Nisur nga akuzat e që rëndojnë mbi të arrestuarin, gjykata ka urdhëruar paraburgimin e tij.

Sipas autoriteteve spanjolle, arrestimi i Stanislav Lisov, është bërë në aeroport, pak para se ai të hynte në aeroplan së bashku me bashkëshorten e tij për tu larguar nga Spanja.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot