Spanjë, Kryeminstri Rajoy: Do
pezullojmë autonominë e rajonit
 

Spanjë, Kryeminstri Rajoy: Do<br />pezullojmë autonominë e rajonit<br /> 
Çdo deklaratë e pavarësisë nga Katalonia nuk do të ketë efekt, paralajmëron kryeministri spanjoll Marian Rajoy, duke shtuar se ai nuk përjashton pezullimin e autonomisë së rajonit.

Në një intervistë me gazetën El Pais, Rajoy gjithashtu hodhi poshtë çdo ndërmjetësim për të zgjidhur krizën.

Më parë, mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin për unitetin spanjoll.

Demonstratat ishin në përgjigje të referendumit të diskutueshëm të së dielës së kaluar mbi pavarësinë katalanase.

Rezultatet përfundimtare nga rajoni i pasur verilindor treguan se 90% të 2.3 milionë njerëzve votuan por pavarësisë. Pjesëmarrja ishte 43%.

Ka pasur disa pretendime për parregullsi, dhe shumë kuti votimi u konfiskuan nga policia spanjolle.

Gati 900 njerëz u plagosën pasi policia, duke u përpjekur të zbatojë një ndalim të gjykatës spanjolle për votimin, u përpoq të shpërndajë votuesit.

Në intervistën El Pais, Z. Rajoy tha: "Qeveria do të sigurojë që çdo deklaratë e pavarësisë do të çojë në asgjë."

I pyetur nëse ai ishte i gatshëm të thirret në nenin 155 të kushtetutës spanjolle, e cila lejon parlamentin kombëtar të ndërhyjë në drejtimin e një rajoni autonom, Z. Rajoy tha: "Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë që është brenda ligjit".

Kryeministri tha gjithashtu se ai planifikonte të mbante policinë shtesë të vendosur në Kataloni përpara referendumit deri në përfundimin e krizës.

Dhe ai shtoi se nuk do të thërriste zgjedhje të parakohshme kombëtare për shkak të krizës në rritje politike.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont pritet të drejtojë parlamentin rajonal të marten, pasi Gjykata Kushtetuese e Spanjës më parë pezulloi seancën e parlamentit katalanas që ishte planifikuar për të hënën.

Ka spekulime se parlamenti do ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme në seancën e ardhshme.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër