Spanjë, Llosa:Vendet hispanofone
të bashkohen përball Trump

Spanjë, Llosa:Vendet hispanofone<br />të bashkohen përball Trump
SPANJE-Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Mario Vargas Llosa, i ka kërkuar botës hispanofone që të solidarizohen kundër “fyerjeve” që presidenti i SHBA-së, Donald Trump është duke u bërë emigrantëve latin në SHBA si dhe me vende si Meksika.
 
Ne, të gjithë komunitetet hispanofone, duhet të mobilizohemi, për t’u solidarizuar, jo vetëm me latinët, por gjithashtu me vendet që janë fyer hapur nga presidenti i ri amerikano-verior, të tilla si Meksika”, është shprehur Llosa për gazetarët.
 
Gjithashtu ai është shprehur se komuniteti hispanofon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet në një situatë shumë të vështirë pas ardhjes në pushtet të presidentit Trump.
 
Gjuha spanjolle është gjithashtu në rrezik në SHBA, ku ajo ka rrënjët shumë të thella dhe ku gjenden të paktën 50 milionë hispanofonë që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga gjuha e tyre duke miratuar anglishten”, ka thënë fituesi i çmimit Nobel.
 
Ndërkohë novelisti e ka cilësuar presidentin Trump si një “Kloun” dhe “demagog”.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë