LEON - Kryetarja e këshillit bashkiak të Leonit dhe politikania e njohur spanjolle Isabel Carrasco është vrarë me armë zjarri në publik ndërsa po kalonte një urë këmbësorësh. Autorët e krimit janë nënë e bijë dhe dyshohet se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vajza kohët e fundit ishte pushuar nga puna në këshillin bashkiak.

Mediat spanjolle thanë se gratë e arrestuara janë gruaja dhe vajza e një shefi të policisë lokale.

Mendohet se krimi është kryer me armën e shefit të policisë, por nuk dihet nëse mbi politikanen ka qëlluar nëna apo e bija. Partitë politike kanë ndërprerë fushatën për zgjedhjet europiane në shenjë respekti.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)