SPANJË – Sektori turistik regjistron rekord prej 124 miliardë eurosh

Viti 2015 ishte një nga më të mirët për turizmin spanjoll, duke tërhequr një numër të madh turistësh pas atentateve në vendet e tjera, por për vitin 2016 pritet të ketë një numër pak më të ulët, njoftoi sot shoqata e turizmit Exceltur.

“Në vitin 2015, turizmi i solli 124 miliardë euro ekonomisë spanjolle, ose 14 për qind të PBB-së kombëtare”, deklaroi Oscar Perelli, drejtor i studimeve të Exceltur gjatë një konference për shtyp.

Këto rezultate janë në rritje me 3,7 për qind në raport me vitin 2014 dhe përfaqësojnë progresin më të lartë të regjistruar që prej vitit 2007, një vit para se të shpërthente flluska imobiliare e ndjekur nga një krizë ekonomike rënuese për Spanjën, sipas shifrave të Exceltur.

Spanja, destinacioni i dytë turistik botëror pas Francës me rreth 65 milionë turistë në vitin 2014, është zgjedhur kryesisht në vitin 2015 për arsye të frikës nga atentatet që kanë prekur disa prej destinacioneve më të pëlqyera./atsh


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0