Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se fitorja e partive të ekstremit të djathë në Gjermani dhe Francë në zgjedhjet elektorale të këtij viti do të ishte katastrofë për Evropën.

Rajoy është shprehur se fitorja e Mari Le Pen në Francë gjatë zgjedhjeve që do të mbahen në pranverë dhe e nacionalistëve të Alternativës për Gjermaninë ose AfD, gjatë zgjedhjeve që do të mbahen në shtator në Gjermani do të sillte edhe shkatërrimin e Evropës që njohim.

Kryeministri spanjoll, i ka akuzuar të gjitha forcat e ekstremit të djathë si forca politike që me demagogjinë e tyre kanë  gjeneruar varfëri dhe ndarje në vendet e tyre.

Gjithashtu ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme për të gjithë Evropën, që Franca dhe Gjermania të vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira mes tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com