Spanjë, Rajoy heq dorë nga formimi i qeverisë

Kryeministri në ikje i Spanjës, Mariano Rajoy ka hequr dorë nga marrja sërish e detyrës përpara Kongresit të deputetëve, duke refuzuar kështu propozimin e mbretit Felipe VI. Megjithatë, Rajoy ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet “kandidat” për postin e pasardhësit të tij. “Në këtë moment nuk jam në gjendje të marr përsipër detyrën. Jo vetëm që nuk kam një mazhorancë në favorin tim, por kam një mazhorancë tjetër kundër”, ka thënë ai. Pallati mbretëror ka njoftuar se mbreti Felipe do të nisë një tur të ri konsultimesh me liderët politikë të mërkurën e ardhshme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin