Spanjë, sekuestrohen 4 ton kokainë
arrestohen 40 persona

Spanjë, sekuestrohen 4 ton kokainë<br />arrestohen 40 persona<br>
Gati katër ton kokainë me vlerë rreth 100 milionë euro u sekuestruan në Spanjë dhe Marok gjatë një operacioni ndërkombëtar që përfundoi me arrestimin e 40 personave, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.

Në një deklaratë, Ministria sqaroi se gjatë këtij operacioni, i ndërmarrë në 2016, Garda Civile konfiskoi në Spanjë 1,3 ton kokainë dhe rreth 13 milionë euro.

Drejtoria e përgjithshme e mbikëqyrjes së territorit (DGST) maroken sekuestroi nga ana e saj 2,6 ton kokainë. Agjencia amerikane  e antidrogës (DEA)  dhe policët gjermanë dhe italianë morën pjesë gjithashtu në operacion.

Kjo mundësoi, sipas Ministrisë spanjolle për të shkatërruar një organizatë të rëndësishme kriminale me seli në Spanjë dhe Marok e drejtuar nga Venezuela nga një shtetas spanjoll që është shpallur në kërkim.

Paratë e nxjerra nga shitja e drogës dërgoheshin në Venezuelë, nëpërmjet personave që fshihnin paratë në bagazhet e tyre./ATA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)