MADRID- “Numri i të papunëve të regjistruar në Spanjë ka rënë në muajin Korrik”, tha Ministria e Punës.
 
Sipas këtij raporti, të dhënat treguan se papunësia ra me 1.4 për qind në Korrik falë sezonit turistik, edhe pse shifrat e të papunëve u rritën me 2.4 për qind në krahasim nga një vit më parë.
 
Sektori i turizmit i Spanjës, me vlerë mbi 10 për qind të prodhimit ekonomik, ka parë një nxitje këtë vit, pasi turistët e huaj kanë shmangur vendet e njohura si në Egjipt dhe Turqi për shkak të trazirave politike.
 
Në vendin mesdhetar, papunësia ka arritur nivele rekord që nga fillimi i krizës në vitin 2008 dhe pritet të mbetet i lartë për vitet në vijim sipas ekonomistëve.
 
Edhe pse numrat e papunësisë ra në Korrik, ka pothuajse 3.5 milionë të papunë afatgjatë në Spanjë, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)