Sipas medieve spanjolle tekniku Pep Guardiola është nën hetim për “Rebelim”gjatë referendumit në Katalonja. Gjatë protestave të shumta që Katalonja ka bërë për të marrë pavarësinë nga Spanja, mes protestuesve ka qënë edhe Guardiola.
/Shqiptarja.com
Website “El Nacional” shkruan se trajneri i Manchester Cityt është mes një grupi emrash që hetohen për “Rebelimin” kundër qeverisë pasi ai lexoi një fjalim pro-pavarësisë tek mbështetësit gjatë një marshimi në datën 11 qershor. Në një deklaratë zyrtare shkruhetse “Fjalimi u lexua nga Josep Guardiola për të mobilizuar të gjithë përkrahësit e referendumit.
Er.K/Shqiptarja.com












