Spanjë, terroristët planifikuan
tragjedi shumë më e madhe

Spanjë, terroristët planifikuan<br />tragjedi shumë më e madhe
Sulmet që tronditën të enjten Spanjën dhe të gjithë Europën, ishin vetëm fillimi i asaj që do të kishte qenë një tragjedi edhe më e frikshme. Sipas policisë së Katalonjës, autorët e dyshuar po planifikonin një ose më shumë sulme, edhe më të mëdha nga ato që ndërmorën.

Ndërkaq, në vend po zhvillohet një operacion i madh për gjetjen e 18-vjeçarit nga Maroku, Mussa Ubakir, i dyshuar si një nga autorët e sulmit të së enjtes. Besohet se ai përdori dokumentet e të vëllait, Driss Ubakir për të marrë me qira furgonin që u lëshua mbi njerëzit në bulevardin e famshëm të qytetit bregdetar. 

Ky i fundit kontaktoi me autoritet për t’u thënë se nuk kishte lidhje me sulmin. 13 persona humbën jetën në Las Rambla, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Disa orë më vonë, policia vrau 5 xhihadistë të dyshuar në një tjetër sulm me makinë në qytezën e Cambrils. Një grua e plagosur në sulm vdiq më vonë në spital duke e çuar në 14 totalin e viktimave.

Sipas policisë, personat e vrarë në Cambrils ishin të lidhur me sulmin në Barcelonë që u mor përsipër nga ISIS.  Rruga që u bë skenë e tragjedive të radhës së sulmeve me makinë që po shtohen gjithnjë e më shumë në Europë, është më e famshme në Barcelonë, e jo rastësisht viktimat ishin të gjithë turistë. 

Mes tyre dy janë italianë, tre gjermanë, një belg e një amerikan, ndërsa viktima më e vogel e sulmit ishte një fëmijë 3-vjeçar nga Spanja, nëna e të cilit u plagos rëndë. Një tjetër 7-vjeçar britaniko-australian është shpallur i zhdukur.  

Sipas qeverisë spanjolle, qytetarë të 34 shteteve ishin prekur nga sulmet. Kryeministri spanjoll shpalli tri ditë zie kombëtare dhe një minutë heshtje u mbajt mesditën e së premtes në nder të viktimave.
 
Kërkimi
Policia në Spanjë tha ndërkohë se është e bindur që shoferi, i cili kreu të enjten masakrën me furgon në bulevardin me kalimtarë të Barcelonës, mund të jetë ende i lirë. Ky njoftim bie në kundërshtim të mëparshmin, kur u tha se shoferi i furgonit ishte në mesin e të vrarëve, pas një sulmi të ngjashëm disa orë më vonë në një qytet pranë.

Junes Abujakub, 22-vjeçar i lindur në Marok, që kërkohet nga policia, mendohet të jetë udhëheqësi i një grupi prej 12 xhihadistësh që kreu sulmin në Barcelonë dhe një tjetër në qytetin bregdetar Cambrils, rreth 120 kilometra në jug të Barcelonës.
 
Celula
Nga ana e tij, ministri i Brendhshëm spanjoll njoftoi se, pas atentateve, u zbulua dhe u shpartallua një celulë, që kishte udhëhequr veprimtarinë e terroristëve: pesë prej tyre janë vrarë, katër të tjerë të moshës moshës 21-24 vjeç janë arrestuar dhe të paktën dy të tjerë janë vrarë gjatë një shpërthimi aksidental.

Me përjashtim të njërit, që është spanjoll, të gjithë anëtarët e tjerë celulës terroriste janë marokenë.
Policia thotë se grupi mund të ketë patur ndër mend të kryente një sulm më të madh, por një shpërthim aksidental në një shtëpi që përdorej nga anëtarët e grupit mund ta ketë penguar planin e tyre.

Të paktën një person u vra në shpërthim dhe policia arrestoi një tjetër të dyshuar. Në atë banesë ishin grumbulluar nga anëtarët e celulës më shumë se 100 bombola gazi, që do të përdoreshin për shpërthime.
 
Rusia
Pas Finlandës e Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë tronditi dje Rusinë. Të paktën tetë kalimtarë u plagosën në rajonin e Surgut, në qendër të Rusisë. Agresori u qëllua për vdekje nga policia në orën 11:20 me orën lokale. 

Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët, duke u shkaktuar plagë 8 personave. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të vdekur dhe se të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore. 
Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.

Surguti është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi, me një popullsi prej 350.000 mijë banorësh. Ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat