Spanjë,vdes në moshën 46-vjeçare
gruaja e parë Ministre e Mbrojtjes

Spanjë,vdes në moshën 46-vjeçare<br />gruaja e parë Ministre e Mbrojtjes
Ka ndërruar jetë të dielën në moshën 46-vjeçare Carmen Chacon, gruaja e parë Ministre e Mbrojtjes në Spanjë.
 
Ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së saj por sipas mediave ajo së fundmi vuante nga disa probleme me zemrën.
 
“Të tronditur nga largimi i parakohshëm i Carmen Chacon. Sot të gjithë socialistët ndiejnë dhimbje dhe pafuqi”,
ka shkruar partia Socialiste, pjesë e së cilës ajo ishte në rrjetin social Twitter.
 
Chacon nga Barcelona, ka qene ministre e mbrojtjes nga viti 2008 deri në vitin 2011 në kohën kur vendi qeverisej nga kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero.
 
Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur u emërua ministre duke u vënë në qendër të vëmendjes mediatike.
 
Pasi Zapatero humbi në vitin 2011 zgjedhjet në Spanjë, Chacon garoi të jetë në krye të Partisë Socialiste, por humbi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane