Nëse deri të hënën ai konfirmon se bëri pikërisht një gjë të tillë, atëherë do t’i jepen tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr deklaratën.Në të kundërt, Madridi do të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, i cili e lejon të pezullojë autonominë e rajonit të pasur dhe të vendosë mbi të sundim direkt. Neni në fjalë nuk është përdorur asnjëherë më parë.
Dita Kombëtare është një festë publike që kremton ribashkimin e Spanjës dhe mbërritjen e Kristofor Kolombit në Amerikë në vitin 1492. Në kryeqytetin Madrid do të zhvillohen parada ku do të marrin pjesë si kryeministri Mariano Rajoy, ashtu edhe Mbreti Felipe.
Të tjera evente janë planifikuar në pjesë të ndryshme të vendit. Ndryshimi është që këtë vit ato vijnë në mesin e trazirave që shkaktoi referendumi katalanas i 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetutese e Spanjës.
Pas ditë të tëra spekullimesh, Puigdemont firmosi deklaratën e pavarësisë në Barcelonë të martën, kur e pezulloi implementimin e saj për t’i lënë hapësirë dialogut me Madridin, një lëvizje kjo që zemëroi separatistët e linjës së ashpër e ngjalli përbuzjen e qeverisë qendrore.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



