Spanja i 'bën gjëmën' Portugalisë në shtëpi, Morata i siguron finalet 'La Roha-s' në Ligën e Kombeve

Spanja është kombëtarja e katërt që siguron finalet e ‘final-four’ në Ligën e Kombeve. ‘La Roha’ e drejtuar nga Luis Enrique fitoi derbin iberik kundër Portugalisë më rezultatin minimal 0-1, si pasojë e golit të realizuar nga Alvaro Morata dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Edhe pse ishte në lojë nga minuta e parë Cristiano Ronaldo nuk arriti të linte shenjë në këtë takim. Pas 6 ndeshjes në grup Spanjë e mbylli në vendin e parë me 11 pikë, 1 më shumë se Portugalia që në këtë ndeshje do ti kishte mjaftuar edhe barazimi.

Në vendin e tretë u rendit Zvicra që në ndeshjen e fundit mposhti me rezultatin 2-1 Republikën Çeke. Fillimisht realizoi Freuler dhe Embolo në harkun e dy minutave, ndërsa Patrick Schick vulosi shifrat përfundimtare të takimit që në fundin e pjesës së parë.

Së bashku me Spanjën në këtë grup janë kualifikuar më herët në ‘final-four’ për të përcaktuar fituesin e kompeticionit Italia, Kroacia dhe Holanda. Kjo e fundit do jetë edhe organizatorja e gjysmëfinaleve dhe finales në muajin qershor.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh