Spanja kryeson presidencën e BE-së, kryeministri Pedro Sanchez viziton Kievin: Doja që akti ynë i parë të ishte në Ukrainë

Spanja kryeson presidencën e BE-së, kryeministri Pedro Sanchez viziton Kievin: Doja që akti ynë i parë të ishte në Ukrainë

1688203107_fd.JPG

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ai mbërriti në Kiev herët të shtunën për t'u takuar me Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, ndërsa Spanja nisi sot kryesimin e presidencën e saj në Bashkimin Evropian.

“Tashmë në Kiev. Doja që akti i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimit Evropian të ishte në Ukrainë” me presidentin e saj, shkroi Sanchez në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke thënë se do të përcillte “të gjithë solidaritetin e Evropës”.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas derisa paqja të kthehet në Evropë," shtoi Sanchez, i cili njoftoi vizitën gjatë një samiti të BE-së të enjten, duke thënë se qëllimi ishte të demonstrohej "mbështetja e palëkundur" e BE-së për Kievin ndërsa ai lufton me pushtimin rus.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjenerali amerikan: Po vlerësojmë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërmuese! Rusët sulmojnë urën e lumit Dnieper


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton