Spanja: Mallkuar Eurovizioni dhe
Europa, rroftë Shqipëria!

Spanja: Mallkuar Eurovizioni dhe<br />Europa, rroftë Shqipëria!
SPANJA - Mesa duket Spanja nuk e ka honepsur dot rezultatin në festivalin e këngës evropiane sepse me një reagim tepër agresiv, agjencia spanjolle “Estrella Digital” ka sulmuar vendet që votuan me 12 pikë fituesen e Eurovizionit apo zonjën me mjekër, siç e kanë cilësuar mediat spanjolle duke i dhënë një vlerësim maksimal, Shqipërisë, e cila i dha 12 pikat e plota, këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo.

“Në djall ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër” e nis artikullin “Estrella Digital”, ndërsa i kujton Portugalisë fqinje se edhe pse mori 12 pikë nga Spanja, nuk ia ktheu nderin fqinjës së saj.

Vetë këngëtarja spanjolle Ruth Lorenzo duke folur me ironi për fituesin apo fituesen e "Eurovizion 2014"  u shpreh: "Vetëm nëse ke mustaqe mund të fitosh".  

"As këtë vit nuk pati drejtësi në ndarjen e çmimeve", - shkruan mediat spanjolle duke iu referuar dhe faktit se prezantuesja kishte thënë se ky duhet të ishte viti i Spanjës, pasi ajo ishte përfaqësuar denjësisht.

“Estrella Digital” theksonte në veçanti: "Vetëm Shqipëria e njeh muzikën, duke na votuar me 12 pikë. Nëse ndokush dëshiron të kalojë pushimet jashtë Spanjës, atëherë ai duhet të shkojë në Shqipëri". Ky është një promovim që një nga vendet më turistike në botë, i bën qytetarëve të saj, për Shqipërinë dhe jo për vendet e tjera, që sipas saj, nuk dinë ta  vlerësojnë muzikën.

Duke i bërë të ndihen në faj shtetet fqinje, që nuk i kanë dhënë aq pikë sa pritej këngëtares spanjolle, “Estrella Digital” vijon shkrimin se nëse shqiptarët do të ishin fqinjët e tyre, ndryshe nga francezët apo portugezët, do t’ua paguanin borxhet në banka.

Këngëtarja austriake me mjekër arriti të grumbullojë  290 pikë në total duke dalë e para në listën përfundimtare. Në vend të dytë u rendit Hollanda me 238 pikë dhe Suedia e treta me 218 pikë në total. Shqipëria u përfaqësua në këtë eveniment me këngën “Zemërimi i një nate” të Hersi Matmujës por nuk arriti të kualifikohet as për në fazën finale.

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve