BARCELONË, 30 gusht /ATSH-AFP/ - Spanja mbështeti sot propozimet franceze për të ndërprerë imigracionin klandestin në Mesdhe drejt Bashkimit Evropian, përfshirë këtu dhe emërimin e një koordinatori evropian, pas një takimi sot në Barcelonë të ministrave të Brendshëm të dy vendeve.
Dy ministrat theksuan përveç të tjerave se vendet e tyre respektive nuk kishin si synim të rrisin nivelin e alarmit antiterrorizëm, ndryshe nga ajo që bëri dje Britania e Madhe.
"Ne kemi rënë dakord për emërimin e një koordinatori për bashkimin e përpjekjeve të ndërmarra në Mesdhe", deklaroi ministri spanjoll i Brendshëm, Jorge Fernandez Diaz, në një konferencë shtypi me homologun, Bernard Cazeneuve.
Ministri francez e falënderoi atë për miratimin e tij, duke shtuar se ky post do të mundësojë koordinim të veprimeve të shteteve, komisioni dhe vendeve të treta."
Fernandez ka miratuar gjithashtu nisjen sa më shpejt të një operacioni evropian për mbikëqyrjen e kufijve detarë, quajtur "Frontex plus" nga Brukseli./
/ec/
/Shqiptarja.com