Spanja në kaos, 70 të plagosur
nga protestat e minatorëve

Spanja në kaos, 70 të plagosur <br />nga protestat e minatorëve
Kryeqyteti i Spanjës, Madridi është përfshirë nga një valë protestash nga sindikata e minatorëve për shkak të shkurtimeve që

kanë pësuar në subvencione nga kriza ekonomike që ka kapur gadishullin iberik. BE, FMN dhe BQE kanë përsëritur disa herë

 kërkesat e tyre për shkurtime në buxhet. Kjo ka sjellë për pasojë edhe reagimin e ashpër të sindikatave të minatorëve që janë

mbledhur në sheshin kryesorë të Madridit duke protestuar përpara ministrisë së Industrisë. Nga protestat kanë mbetur të plagosur

 rëndë 70 minatorë, të cilët janë dërguar në spitalin e Madridit për të marrë ndihmën e parë. Policia spanjolle ka përdorur plumba

gome dhe shkopinj për të shpërndarë protestuesit. Komisioni Evropian e përshëndeti masën që mori qeveria spanjolle dhe

kryeministri Rajoya duke thënë se ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të përmbushjes së kritereve shtrënguese anti-krizë.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën