Spanja në recension, tkurret
ekonomia 3 mujorin e parë të 2012

Spanja në recension, tkurret <br />ekonomia 3 mujorin e parë të 2012
SPANJE-Në tre muajt e parë të këtij viti rritja e prodhimit të brendshëm bruto në Spanjë ka rënë me 0.3 %. Këto janë të dhënat ë fundit të Institutit spanjoll të Statistikave, që tregojnë qartë për rënien në recension të ekonomisë së katërt më të madhe ne Eurozonë, dhe tkurrje të ekonomisë së saj për dy tremujorë rradhazi.

Të dhënat e sotme vijnë pas tkurrjes tjetër prej 0.3 për qind të tremujorit të fundit të 2011-ës. Rënia në ekonomi vjen si rezultat i shkurtimeve të thella te qeverisë në një përpjekje për të reduktuar deficitin e vendit.

Plani i stabilitetit i qeverisë parasheh një tkurrje të përgjithshme ekonomike prej 1.7 për qind në këtë vit.

Ndërkaq në vlerësimet e fundit të agjencisë për matjen e kredibilitetit “Standard and Poor” një numër i madh i bankave kryesore spanjolle ka pësuar rënie për shkak të përkeqësimit të deficitit dhe rritjes së ngadalshme.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari