Spanja, rekord tjetër papunësie
besueshmëria ulet në BBB+

Spanja, rekord tjetër papunësie<br />besueshmëria ulet në BBB+
MADRID – Papunësia në Spanjë ka shënuar përsëri një rekord të ri, sipas shifrave zyrtare. Numri i të papunëve kapi shifrën 5, 639,500 në fund të marsit, ose 24.4% të popullsisë së aftë.

Lajmi erdhi vetëm pak orë pasi Standard & Poor’s e uli shkallën e besueshmërisë spanjolle në BBB+, duke paralajmëruar se Spanja do duhet të marrë më shumë borxhe për të mbështetur sektorin e saj bankar.

Mes shifrave të tjera të publikuara sot nga agjencia zyrtare e statistikave spanjolle bie në sy edhe rënia me 3.7% e shitjeve me pakicë gjatë muajit mars, krahasuar me një vit më parë. Marsi shënon kështu muajin e 21-të rradhazi që shënon ulje në konsumin e blerësve.

Të dhëna të tjera nga qeveria që do të dalin të hënën pritet të konfirmojnë se Spanja ka rënë sërish në recesion.

Qeveria është përpjekur ta gjallërojë ekonominë duke planifikuar reforma në tregun e punës, përfshirë reduktimin e rritjes së rrogave bazuar te inflacioni dhe masa të tjera që nga ana tjetër shkaktuan protestën deri në grevë të përgjithshme të sindikatave.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi