SPANJE - Të sfidosh demat në festivalin tradicional të San Ferminit në Pamplona ka rreziqet e veta. 21 të plagosur - ky është bilanci i përballjes me ta në ditën e 6-të të festivalit të famshëm të demave. Demat duhet të kalojnë në rrugicat e ngushta të qytetit për të vajtur deri tek arena. Disa prej spektatorëve kanë humbur ndjenjat pasi janë përplasur me njëri-tjetrin, po për fatin e mirë, demat që peshojnë më shumë se gjysëm ton, nuk i kanë shtypur.
Festivali i lëshimit të demave të egër në rrugët e ngushta të qytetit është një traditë shekullore. Në të marrin pjesë miijëra spanjollë dhe turistë nga e gjithë bota. Vrapimi i demave është bërë i famshëm nga romani i shkrimtarit Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises” i vitit 1926.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com