Spanjë, 60 të arrestuar gjatë
operacionit kundër mafias kineze

Spanjë, 60 të arrestuar gjatë<br />operacionit kundër mafias kineze<br>
Gjatë operacioneve kundër mafias kineze në Spanjë janë arrestuar të paktën 60 persona me kombësi kineze.

Sipas agjencive spanjolle të lajmeve të cilat thirren në burimet e Gjykatës së Madridit e cila kryen hetimin thuhet se që nga orët e para të mëngjesit kundër mafias kineze ka nisur një operacion shumë i gjerë kryesisht në rajonin Fuenlabrada të Madridit, përfshirë qytetet Barcelonë dhe Sevilla.

Bëhet e ditur se të paktën 60 persona me kombësi kineze janë arrestuar në operacionet e pëbashkëta të ndërmarra në 30 pika nga njësitet anti-drogë, Krimeve të Organizuara dhe Krimeve Financiare dhe Ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë në Spanjë.

Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, kontrabandë, korrupsion financiar dhe falsifikim dokumentesh nëpërmjet importeve nga Azia.

Një operacion i ngjashëm në Spanjë kundër mafias kineze është ndërmarrë në vitin 2012, ku në bastisjet e kryera në 108 lokacione u arrestuan 90 persona dhe u konfiskuan më shumë se 10 milionë euro.

Një numër i madh i biznesmenëve dhe politikanëve janë ulur në bankën e të akuzuarve në lidhje me operacionin në atë kohë ndërsa në aktakuzat e Prokurorisë pretendohej se mafia kineze në Spanjë bënte larje parash prej 200 deri në 300 milionë euro në vit./ Anadoul Agency

Redasia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik