MADRID - Zbardhet një tjetër regjistrim telefonik i makinistit të trenit që solli vdekjen e 79 personave, mbrëmjen e 24 korrikut në qytetin e Santiago de Compostela në Spanjë.

Francisco José Garzon është kapur duke i thënë një kolegu të tij se ishte duke udhëtuar me 190 kilometra, ndërsa rregulli ishte që të udhëtonte vetëm me 90 kilometra, shkruan BBC.

Ai kishte thënë më parë që e kishte ngadalësuar trenin kur kishte ardhë në kthesën që i mori jetën 79 personave ndërsa të plagosur ngelën rreth 170 persona. Makinistri i trenit së bashku me kompaninë hekurudhore janë nën hetim dhe akuzohen për vdekjen 79 personave.

Të gjithë vagonat, tetë të tillë, dolën jashtë shinave në momentin kur treni ka hyrë në kthesën e vështirë duke u përplasur me një murë betoni që solli edhe pasojat e rënda.

Aksidenti hekurudhor në Santiago de Compostela është më i rëndi në i ndodhur në Spanjë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)