SPANJE - Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në Spanjë, ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar 80 të vdekur e 180 të plagosur, autoritetet policore kanë arrestuar makinistin Francisco Jose Garzon Amo.
Siç shihet në foto, ai është ndihmuar nga një polic pas rrëzimit të trenit, pasi ishte një ndër të plagosurit e aksidentit. Makinisti ndodhet në spital, në praninë e forcave policore, ndërsa është akuzuar për "krime me pasojë aksidentin”.
Raportet paraprake të policisë kanë vënë në dukje se treni po udhëtonte më një shpejtësi sa dyfishi i asaj të lejuar, gjë që mendohët të ketë shkaktuar daljen e tij nga shinat.
Autoritetet shtetërore të Spanjës kanë vendosur tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të aksidentit, si një ndër fatkeqësitë më të mëdha hekurudhore të ndodhura ndonjëherë.
Shefi i policisë ka njoftuar se makinisti nuk mundet ende të dëshmojë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Së paku 130 vetë u dërguan në spital pas aksidentit në afërsi të qytetit veri-perëndimor të Santiago de Compostela, ndërsa 95 janë ende duke u trajtuar. Nga të plagosurit, 32 janë fëmijë.
Presidenti i firmës hekurudhor Renfe, Julio Gomez Pomar, u citua nga gazeta El Mundo të ketë thënë 52-vjeçari shofer kishte 30 vjet përvojë me kompaninë. Ai tha se treni ka dalë nga shinat pa pasur probleme teknike.
Rrëzimi ka ndodhur në prag të festivalit vjetor të Santiago de Compostela, ku mijëra pelegrinë të krishterë dynden çdo vit në qytet, në nder të Shën Jakobit.
Redaksia online
(ar.sh/l.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com