Spanjë, fiton Partia Popullore
Rajoy: Mos prisni mrekulli

MADRID- Partia Popullore e Mariano Rajoy ka fituar shumicën absolute në parlament, duke e përfunduar epokën e qeverisjes së Partisë Socialiste.
Mariano Rahoj, që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës deklaroi se nuk duhet të priten “mrekulli”, kur qeveria e tij e re të përpiqet ta largoj Spanjën nga kriza e ashpër ekonomike.

Komentet I bëri mbrëmë vonë, pasi rezultatet e zgjedhjeve tregonin se Partia Popullore e tij, që është parti e qendrës së djathë, të ketë 186 deputetë nga 350 vende që janë Parlament, që është shumica më e madhe e arritur nga ndonjë parti në Spanjë, gjatë tri dekadave të kaluara.

Nga ana tjetër socialistët fituan 29% të votave në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme, duke fituar 110 vende në parlament. Rreth 36 milionë spanjollë iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme e cila duhet të gjejë dhe rrugën për të nxjerrë vendin nga kriza e borxhit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua