Një bande kriminale shqiptaro-spanjolle e cila çonte prosituta nga Shqipëria në Barcelonë është shkatërruar nga policia spanjolle.
Banda përbëhej nga 9 persona mes të cilëve një minoren , 7 ishin shqiptarë dhe 2 spanjollë.
Ata transportonin vajzat nga Shqipëria në Barcelonë duke i detyruar të prostituoheshin, bën me dije një zyrtar i Departamentit të Brendshëm Spanjoll.
Ky rrjet kishte nën kontroll të paktën 7 gra duke i marrë çdo dite 20 deri në 50 euro duke i ofruar sigurinë se do tu paguanin kthimin në Shqipëri.
Hetimet për këtë rrjet nisën që në nëntor të 2015 pas denoncimit të njërës prej vajzave.
Më pas gjatë aksionit, agjentët e Mossos d’Esquadra dhe policia lokale gjetën rreth 7.100 euro, 100 qese kokainë.
Banda i dërgonte paratë në Shqipëri.
4 prej të ndaluarve janë në burg ndërsa 4 të tjerët janë lënë të lirë por duke i ndaluar të afrohen 500 metra zonës ku shfrytëzonin vajzat.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com