MADRID- Kryeministri i Spanjës po përballet me presionin për të dhënë dorëheqjen pasi një gazetë publikoi tekstin e një mesazhi, që e lidh atë me një person i cili është në qendër të një skandali për pagesa të fshehta.

Gazeta spanjolle El Mundo raporton se Mariano Rajoy i ka dërguar mesazh mbështetës Luis Barcenas, Ish-administratori financiar i partisë konservatore në pushtet në Spanjë,  Partia Popullore, Luis Barcenas.

Barcenas është në gjyq për akuzën e mashtrimit me taksa dhe korrupsion. Ai do të dalë sot para një gjykate në Madrid ku duhet të jepte shpjegim për financimet e fshehta të partisë, një javë pasi ai pranoi se dorëshkrimi në çeçet e pagesave shtesë i përkisnin atij. 

Barcenas i mohon akuzat. Nga ana e tij edhe kryeministri  mohon të ketë bërë gjë në shkelje të ligjit.

Një numër gazetash shkruajnë se Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë marrë pagesa të jashtëligjshme, në kohën kur vendi është në recension të thellë dhe niveli i papunësisë është në nivele rekord, informon BBC.

Në paraburgim për shkak të hetimit mbi një çështje korrupsioni, Luis Barcenas është gjithashtu në qendër të skandalit mbi financimet e paligjshme të Partisë Popullore dhe dhënien e rrogave shtesë disa prej drejtuesve të lartë të partisë, mes të cilëve edhe kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.

 Dje, e përditshmja e qendrës së djathtë "El Mundo" publikoi disa SMS të shkëmbyera mes Mariano Rajoy dhe Luis Barcenas.  Sipas së përditshmes, mesazhet tregonin Mariano Rajoy ishte në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me Luis Barcenas, dhe se i kërkoi atij të mohonte ekzistencën e financave të fshehta dhe pagave shtesë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)