Princi i Kurorës, Felipe, u shpall Mbreti i ri i Spanjës në  një ceremoni të zhvulluar në Parlament. Ai do të njihet tashmë si Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Mbreti Felipe mori fillimisht brezin mbretëror nga i ati, Juan Carlos, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, pranë Madridit.

Ai morri fronin, pasi Juan Carlos abdikoi formalisht gjatë së mërkurës.   Ky është i pari tranzicion mbretëror në Spanjë, që pas vendosjes së demokracisë. Mbreti i ri u betua se do të mbështesë Kushtetutën dhe më pas dha një fjalim në Parlament.

Mbreti i ri përballet me një sërë sfidash të vështira, nëse do të kërkojë të përmirësojë reputacionin e Monarkisë. Edhe pse Juan Carlos mori lavdërime për rolin e tij në rikthimin e demokracisë, imazhi i tij pësoi tronditje kur shkoi në një safar tepër luksoz afrikan, për lëvizje turistike me elefantë, në mes të një recesioni të thellë për vendin.

Më pas, reputacioni i tij pësoi të tjera goditje, për shkak të akuzave për evazion fiskal, të bëra kundër vajzës së tij Cristina, e cila raportohet të mos jetë ftuar në festën e pasimit të fronit.

Ekspertët ende nuk dinë t’i japin një shpjegim të saktë abdikimit të Juan Carlos-it, të cilin e kanë të vështirë ta kuptojnë. Ndoshta në këtë vendim luajti rol shembulli i Papës, thotë një prej tyre, Rolf Seelmann-Eggebert.

Kushtetuta spanjolle nuk e parashikon ndryshimin e Mbretit, ndaj Dhoma e Përfaqësuesve duhej ta miratonte këtë abdikim ligjërisht. Pavarësisht mënyrës së pazakontë të ndryshimit të Fronit, ai duket se ka ardhur në kohën e duhur. Reputacioni i Monarkisë spanjolle vuajti shumë kohët e fundit për shkak të kritikave ndaj Juan Carlos-it, siç ishte rasti kur gjatë njërës prej krizave më të rënda ekonomike të vendit, monarku shkoi për një safari të shtrenjtë në Afrikë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)