Sipas mediave spanjolle, kryeministri Marano Rajoy, është gati të përdori forcën për të ndaluar zhvillimin e referendumit për pavarësi të Katalonjës të paralajmëruar nga presidenti katalanas, Carles Puigdemont.

Puigdeminte, ka paralajmëruar se referendumi do të zhvillohet brenda muajit shtator dhe nëse ai fiton, atëherë Katalonja do të shpalli pavarësinë nga Spanja.

“Rajoy i gatshëm të pengojë referendumin me frocë”, shkruan “El Mundo”.

Ndërkohë edhe sipas ABC-së, qeveria është duke përgatitur masa shtrënguese për të parandaluar referendumin.

Sipas mediave spanjolle, të cilat citojnë burime pranë presidencës dhe qeverisë spanjolle, po planifikohet marrja e kontrollit të “Mossos d’Esquadra”, policia rajonale katalanase dhe do të ndalojë hyrjen e qytetarëve në vendvotime për të vendosur qeverinë e Katalunjës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com