Spanja ka pritur sërish një numër rekord të turistëve të huaj në muajin gusht, gjë që i lejon vendit, ku turizmi është një prej aktiviteteve të para ekonomike, për të mbyllur një sezon të admirueshëm veror, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

"Në muajin gusht, nëntë milionë turistë të huaj kanë hyrë në Spanjë, një rritje prej 8,8 për qind në raport me muajin gusht 2013, duke u bërë muaji më i mirë i regjistruar ndonjëherë", theksoi Ministria e Turizmit në një komunikatë.

Britanikët janë më të shumtë në numër, të ndjekur nga francezët dhe gjermanët. Rajonet e tyre të preferuara janë Katalonja, ishuj Baleares dhe Andaluzia, të njohura për plazhet e tyre.

Në tetë muajt e parë të vitit, numri i vizitorëve të huaj është rritur gjthashtu, me 7,3 për qind në një vit duke arritur në 45,4 milionë. Vendi është destinacioni i tretë më të vlerësuara në botë, pas Francës dhe SHBA-së.

Turistët britanikë kanë qënë më të shumtë në këtë periudhë me 10,6 milionë (+5,6 për qind në një vit), para francezëve, me 7,6 milionë (+10,4 për qind) dhe gjermanët, me 7,1 milionë (+7,5 për qind).