Spanjë, përdornin bananet për trafik
droge, arrestohen dy persona

Spanjë, përdornin bananet për trafik<br />droge, arrestohen dy persona
SPANJE-Policia spanjolle ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nëpërmjet bananeve false.
 
Arrestimet janë bërë ditën e djelë, pas një hetimi i cili kishte nisur që prej muajit nëntor, pasi autoritetet kishin zbuluar sasi të mëdha kokaine në një dërgesë bananesh.
 
Në mes të bananeve reale, policia zbuloi 57 banane false, të mbushura me 7 kilogramë kokainë, ndërkohë që edhe ambalazhi prej kartoni i frutave ishte përdorur për të fshehur 10 kilogram të tjera kokaine.

Pas hetimeve, autoritetet kanë arrestuar dy persona, një në qytetin e Valencias dhe një tjetër në atë të Malaga, ndërkohë një person i tretë është nën hetime, ku sipas deklaratës së policisë dyshohet të jetë një shtetas italian.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë