Pas vendimit të kryeministrit të Spanjës Mariano Rajoy, për shpërbërjen e parlamentit të Katalonjës, dhe vendosjen e kontrollit, mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e Bacelonës për të protestuar kundër këtij vendimi.
Sipas policisë spanjolle në protestë kanë marrë pjesë 450 mijë protestues.
Dje gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Rajoy, shpalli planet për shkarkimin e liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë shkaktuar krizën më të thellë politike për disa dekada në Spanjë, duke e mbajtur refrendumin e kontestuar për pavarësi më 1 tetor. Referendumi u shpall i jashtëligjshëm.
Madje kryeministri Spanjës Mariano Rajoy, tha se do merren masa ligjore ndaj organizuesëve të referendumit.
Plan për shkarkimin e liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe të bashkëpunëtorëve të tij do të hidhe për votim në parlament në datën 27 tetor.
/Shqiptarja.com